VMRO-DPMNE kërkon që Carovska të japë dorëheqje

TË FUNDIT

Për lajmin e rremë se e ka hequr lëndën e historisë sipas modelit finlandez, për çka ishte  përgënjeshtruar Carovska duhet të japë dorëheqje.

Carovska dhe Zaev i gënjejnë  qytetarët. Ato në mënyrë kontrabanduese pa kurrfarë konsultimi me askënd e fshijnë lëndën e historisë  si lëndë e veçantë në shkolla dhe  gënjejnë se ajo gjoja është ndonjë  model finlandez.

Por gënjeshtra e Zaevit dhe Carovskës menjëherë ishte përgënjeshtruar edhe nga  ministria  finlandeze e arsimit  e cila thotë se historia është lëndë obligative  në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Finlandë dhe me  programin e ri mësimor plotësisht përforcohet.

Zoran Zaev dhe Milla Carovska në qëllimin ta zhvlerësojnë  historinë e Maqedonisë e fshijnë  lëndën e historisë  që t’u dalin në krah qëndrimeve negative të fqinjve për identitetin maqedonas, gjuhën, historinë.

Plotësisht ministrja Carovska pa e trembur syrin thotë se  kjo ka qenë  me kërkesë të profesorëve  dhe opinionit  ekspert,  tani për tani shohim se asnjë  institucion kompetent nuk është konsultuar  për gjestin e tillë dhe se ASHAM dhe Instituti për histori dhe fakultete kundërshtohen  në politikën e tillë revizioniste dhe  nacionaliste.

Me kë është konsultuar Carovska për punën e tillë të turpshme? Me kuazi-historianin Zaev,  i cili tashmë publikisht  shprehu revizionizëm historik, duke e ofenduar  luftën antifashiste të popullit maqedonas dhe themelet antifashiste të shtetësisë maqedonase?

Gënjeshtra e Carovskës nuk kalon. Për arsye morale  për gënjeshtër të tillë  jepet dorëheqje.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së