VMRO-DPMNE KËRKON DORËHEQJEN E FILIPÇES, HEDH DYSHIME PËR PARREGULLSI NË TENDERIN PËR STERILIZIM

TË FUNDIT

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, kërkon nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe menjëherë ta shpjegojë lidhshmërinë mes tij, njerëzve të Qeverisë së Zaevit dhe afaristit skandaloz Ilir Rapaj për tenderin për sterilizim. Ai pretendon se konsorciumi i njëjtë “Investal” është themeluar dhe regjistruar edhe në Kosovë.


“Për kompanitë që janë të lidhur me Ilir Rapajin, e të cilat merren me sterilizim në Shqipëri tashmë po zhvillohen hetime. Sterilizimi në Shqipëri u fundos. Mediat e atjeshme çdo ditë shkruajnë për përvojën e keqe me këtë lloj sterilizimi, më konkretisht për përvojën e keqe me kompanitë e afaristit Ilir Rapaj. Monopol për sterilizim nuk guxon të ketë në Maqedoni. Qytetarët do të pësojnë më së shumti dhe e gjithë kjo do të jetë në dëm të tyre”, u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.