Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë reaguar pas deklaratave të sotme të zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në lidhje me bisedimet me Bullgarinë. Nga VMRO thonë se Dimitrov nuk është i shqetësuar për interesat kombëtar, por shpreh revoltë për largimin nga funksioni në ekzekutiv.
“Të gjithë largohen nga anija e Zaevit me Kovaçevski në krye, sepse shihet qartë se po fundoset. Ne e kuptojmë që për karrieristin Nikolla Dimitrov ndryshimi nga posti ministror është dita e tij më fatkeqe dhe prandaj të paktën karrieristi Dimitrov nuk duhet të luajë gjeneralin pas luftës dhe se gjoja ka qenë viktimë e Bullgarisë së “djallëzuar”. Ai është viktimë e paaftësisë së tij dhe shitjes e lojës me interesat shtetërore”, thonë nga VMRO-DPMNE.
