Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski ka publikuar emrat e grupit të dytë të kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut.
Ata janë:
- Aleksandar Stojkoski – Gjorçe Petrov
- Toni Mihajllovski – Kumanovë
- Dejan Vlladev – Sveti Nikollë
- Dimço Atanasovski – Makedonska Kamenicë
- Eleonora Rashkovska – Berovë
- Zoran Zdravevski – Çashkë
- Kiro Nackov – Gradsko
- Marijan Milenkovski – Probishtip
- Mile Petkov – Vinicë
- Aleksandar Kitanski – Pehçevë
- Boshko Cvetkovski – Llozovo
- Viktor Paunov – Karbinci
- Dalibor Angellov – Oblleshevë
- Kosta Manevski – Zelenikovë
- Nikolla Najdovski – Demir Hisar
- Mevmed Xhaferi – Mavrovë Rostushë
- Kirill Pecakov – Ohër
I pyetur për Qytetin e Shkupit, Misajllovski njoftoi se ende po realizohen anketa.
“Për Shkupin jemi duke bërë një ankesë shtesë dhe shpresojmë që periudhën që vijon do të kemi komitet ekzekutiv dhe do t’i analizojmë të gjitha numrat nga anketat. Pas kësaj do të ju njoftojmë për kryesinë qendrore. Shpresoj që në fund të muajit ose fillim të muajit të ardhshëm do ta kemi kandidatin”, tha Misajllovski, transmeton TV21.
