Opozitarja VMRO-DPMNE-ja ka filluar me protestat e paralajmëruara tematike qytetare. Protesta sot me fillim në ora 18:00 është kundër shtrenjtimit të rrymës. Protesta ka filluar para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë. VMRO-DPMNE-ja u bëri thirrje partive të pakënaqura politike, intelektualëve, shoqatave sindikale, esnafëve dhe individëve se është koha për bashkim dhe tejkalim të dallimeve kundër këtij pushteti, i cili, siç tha, vazhdon të pasurohet në kurriz të popullit.
Për më shumë detaje nga terreni raporton gazetari Besir Arifi
