VMRO-DPMNE-ja i përgjigjet Zaevit

TË FUNDIT

Opozitarja VMRO-DPMNE i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Zoran Zaev që opozita të bëhet pjesë e Qeverisë.

Antonio Milloshoski nga kjo parti thotë, se me ofertën, Zaevi tregoi se vendit i duhet qeveri e re dhe ndryshe.

“Zaev me deklaratën e sotme për qeveri të gjerë, së pari vërtetoi se Maqedonisë i duhet qeveri e re dhe ndryshe. E dyta mendoj se teza e Zaevit vërteton dhe diçka tjetër se qeveria dhe shumica aktuale janë joefikase dhe nuk kanë kapacitet të miratojnë projekte reale dhe serioze në kohë të krizës. E treta, VMRO-DPMNE-ja edhe para disa muajsh tha se Maqedonisë, veçanërisht para zgjedhjeve i duhet qeveri prej ekspertësh, e cila ka kapacitet për përkrahje më të gjerë”, tha Milloshoski në Ohër, transmeton TV21.

Ndërkaq, Zaevi doli me ofertë për opozitën që të bëhen pjesë e Qeverisë.