VMRO-DPMNE-ja bojkoton Kuvendin, thotë Kaevski nga LSDM-ja

TË FUNDIT

Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski ka hedhur akuza ndaj opozitës maqedonase, se po bojkoton punën e Kuvendit.

“Absolutisht i bojkotoni të gjitha seancat. Ja sot ne arritëm të kemi shumicë dhe të punojmë”, tha Kaevski në ClickPlus.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, se gjoja shumica ka problem, pasi siç thotë, DPMNE-ja po tenton të shpërqendrojë fokusin nga reformat që po kërkohen në partinë opozitare./TV21