Maqedonia është gjallë edhe përkundër gjitha stuhive, gjërave të këqija që ndodhen në këto 29 vite, porositi lideri i opozitares VMRO-DPMNE-së në festën që po mbahet sonte me rastin e 29 vjetorit të formimit të partisë. Mickoski njëkohësisht porositi që VMRO-ja është rojtare e vendit, duke shtuar se jo vetëm që partia qëndron fortë në këmbë, por edhe po hapëron shpejt dhe vrapon, siç thotë ai, së bashku me popullin, që ta shpëtojnë vendin.
“Gjatë këtyre 29 vjetëve janë vendosur shumë individë, personalitete të forta që lanë gjurmë të përhershme, intelektualë, shkencëtarë. Të gjithë me kontribut të tyre. Kishim gabime prej të cilave mësonim dhe hapa me të cilat jemi krenarë. Sot zgjasim dorë për të gjithë, për secilin njeri, për secilin që posedon potencial, nxitje dhe i cili beson se mund të sjellim ndryshime dhe të arrijmë sukses. Nga kjo perspektivë dy gjëra janë të sigurt, njëra, se LSDM dështon dhe tjetra që është edhe më e sigurt, se VMRO-DPMNE së bashku me popullin fiton”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
