Grupet e punës pritet të zhvillojnë takim tjetër këtë javë për të vazhduar bisedimet për një marrëveshje të mundshme rreth ligjit për PP. Kryeministri Zoran Zaev tha se është inkurajuar me fillimin e negociatave, ndërsa shtoi se do të bëjnë gjithçka që të ndërtojnë konsensus.
“Do të bëjmë gjithçka që të ndërtojmë konsensus. Sigurisht që mesazhet paralele që po vinë nga udhëheqja e lartë e VMRO-DPMNE-së se grupet e punës kot janë duke biseduar pasi që në fund nuk do të ket votim, nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme. Neve nuk do të na dekurajojnë të vazhdojmë punën për të afruar qëndrimet përmes grupeve të punës. Kjo periudhë është pushimi dhe mund të punojnë grupet e punës deri sa nuk të kthehet kuvendi në punë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Zaev tha se në qoftë se opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, ato mund të mbahen në tetor të vitit 2020. E për këtë Naum Stoillkovski tha se kjo është një bazë e arsyeshme për tu ulur me një tavolinë me qeverinë.
“Është e qartë se nën presionin e opinionit pas skandaleve të shumta, qeveria e cila është në rënie të vazhdueshme po pranon propozimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndërsa, për sa i përket afatit të zgjedhjeve të parakohshme tetor vitin e ardhshëm duket si një bazë e arsyeshme për bisedime me qeverinë për këtë temë”, u shpreh Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilal Kasami kërkon që të formohet një komision shtetëror për reforma në sistemin juridik në parlament.
“Propozoj iniciativën tonë që sa më shpejtë të formohet një komision shtetëror për reforma në sistemin juridik qoftë nga Parlamenti apo kryetari i shtetit. Në këtë komision të marrin pjesë nga një përfaqësues ekspert të lëmisë juridike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e bashkuara të Amerikës. Nga një përfaqësues nga partitë politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Si dhe ekspert dhe organizata joqeveritare me ekspertizë në sferën e juridikut”, theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Ndryshe Ministria e Financave do të vendos për përqindjen e buxhetit për Prokurorinë, çështje për të cilën po bisedojnë pushteti dhe opozita në kuadër të propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Të dy palët janë marr vesh që si fillim të shqyrtohet mundësua për buxhet prej 0.5 për qind ndërsa në të ardhmen të rritet buxheti. Deputetët për statusin e Prokurorisë Publike Speciale do të diskutojnë pas pushimeve. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, propozim-ligjin e ri të Qeverisë për Prokurorinë e ka vendosur në rend dite për më 27 gusht. Projektligji, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash, është me flamur evropian dhe do të sillet me procedurë të shpejtuar.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
