VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski se përmes kompanisë “Pikcell Grup” të themeluar nga ai dhe kumbari i tij Goranço Paunov, bashkë me firmën “KMG – EOL- KVAZAR” e themeluar vetëm nga Paunov, janë përzier në biznese në vlerë 26 milionë euro. VMRO këtë e quan aferë dhe e ka pagëzuar si “Matësi” .
“Vetëm nga tenderë të shtetit në periudhën e disa viteve të kaluara këto kompani kanë arkuar 1.8 milionë euro. Në vitin 2021, kur Kovaçevski ishte zv/ministër i Financave, KMGEOL-KVAZAR ka nënshkruar marrëveshje me EVN-në, në të cikën tani Kovaçevski si kryeministër ka pronësi mandatare përmes pjesës shtetërore në EVN. Marrëveshje për zbatimin e punëve dhe dërgimin e paneleve fotovoltaike në vlerë të mbi dy milionë eurove”, tha Mile Lefkov, deputet VMRO-DPMNE.
Në reagimin e LSDM-së rreth kësaj, thonë se bëhet fjalë për manipulim të fabrikuar nga VMRO-DPMNE.
“Dimitar Kovaçevski, kryeministri aktual, nuk është pjesë e strukturës pronësore pronësisë dhe as pronar. Që nga 28.09.2020, Dimitar Kovaçevski ka tërhequr plotësisht shumën e mjeteve financiare të investuara për të siguruar likuiditetin fillestar të kompanisë. Është bërë e ditur publikisht, në mënyrë që ai t’i përkushtohej plotësisht postit që mbante në atë kohë, zëvendësministër i Financave. E gjithë kjo mund të shihet në Listën Anketuese të kryeministrit”, pohoi Daniella Markovska, deputete LSDM.
Se e ashtuquajtura aferë “Matësi” është manipulim, sipas LSDM-së duket edhe nga fakti se opozita përmend ndihmën shtetërore për kompanitë, e cila vlen për të gjitha kompanitë që i kanë plotësuar kushtet.
