Vlorë, asgjësohen 2303 rrënjë kanabis në 21 parcela

TË FUNDIT

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe ka asgjësuar 21 parcela me 2303 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në dy fshatra.

Në fshatin Romës, policia zbuloi dhe asgjësoi me djegie 16 parcela me 1328 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Arra e Evgjitit” dhe gjatësia e tyre varionte nga 80 – 130 cm.

Në fshatin Sevaster, policia zbuloi dhe asgjësoi me djegie 5 parcela me 975 rrënjë bimë narkotike kanabis. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Pylli i Tulapit” dhe gjatësia e tyre arrinte nga 30 – 160 cm. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve dhe kapjen e tyre.