Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri (SHISH), Vlora Hyseni, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.
Së fundmi, portali prestigjioz Intelligence Online ka publikuar një analizë ku thekson rolin e inteligjencës shqiptare në skenën globale. Sipas raportit, nën drejtimin e Hysenit, SHISH është bërë faktor i rëndësishëm në përballje me sfida të tilla si menaxhimi i flukseve të emigranteve nga Libia, lufta kundër kërcënimeve hibride, si dhe pengimi i ndërhyrjeve ruse dhe iraniane.
Vlora Hyseni u emërua në krye të SHISH-it në prill të vitit 2023. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e sigurisë dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke mbajtur më parë edhe postin e drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI).
Përvoja e saj e gjerë e ka bërë atë një nga personalitetet më të spikatura të inteligjencës në rajonin e Ballkanit.
