VLEN: Xhaferi vulosi përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës

TË FUNDIT

Koalicioni VLEN akuzon ish-kryeparlamentarin Talat Xhaferi për, siç thonë, përgjegjësi politike në çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas tyre, një dokument i vitit 2019 dëshmon se ligji është miratuar pa u harmonizuar me përdorimin e gjuhës shqipe, duke lënë jashtë këtë gjuhë nga provimi.


Nga VLEN theksojnë se ligji është votuar edhe me votat e deputetëve shqiptarë dhe kritikojnë BDI-në që, sipas tyre, nuk e ka zgjidhur këtë problem për vite me radhë.

Koalicioni paralajmëron se do të angazhohet që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe./TV21