“VLEN-i do të përballet me rezistencë politike”! Ademi: S’do të lejojmë që RMV-ja të dalë nga binarët

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim, si prijës i Fronti Europian, ende nuk zbulon se në çfarë forme do ta “demonstrojnë pakënaqësinë”, siç paralajmëroi kreu integrist Ali Ahmeti, si kundërpërgjigje ndaj mosrespektimit të vullnetit të shqiptarëve. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i pyetur për këtë në Daily Click, tha se është e kuptueshme se nuk do të heshtin ndaj politikave të kësaj qeverie dhe nuk do të lejojnë që shteti të del jashtë binareve të perëndimit.

Por çfarë konkretisht po shqyrtohet brenda partisë?

Rezistencë politike paralajmëroi edhe kreu i PDSH-së, pjesë e Frontit Europian, Menduh Thaçi.

Nga ajo që sqaroi Ademi në Daily Click, BDI dhe Fronti Europian ka në plan të senzibilizojë qytetarët dhe të ngritë vetëdijen kolektive. Për këtë qëllim, hapi i parë do të jetë mbledhja e të gjitha strukturave të BDI-së, duke filluar nga këshillat vendor e deri te kryetari i partisë më datën 13 korrik. Siç sqaroi, do të shqyrtohen zhvillimet politike dhe orientimet të cilat do të duhet t’i ketë BDI në të ardhmen e afërt