Vladimir Putin: Kam punuar si taksist në vitet e 90-ta

TË FUNDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se në vitet e 90-ta ka punuar si shofer taksie, në kohën kur kishte vështirësi financiare. Kriza ekonomike në të cilën gjendej Rusia, i detyroi shumë rusë që të kërkonin mënyra të reja për të fituar para.

Rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Putin e përshkroi si kolaps të Rusisë historike.

“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë,” tha ai.

“Dua të them, të fitoja para shtesë me makinë, si shofer privat”

“Më është dashur të punoj si shofer taksie. Edhe pse nuk ndjehem mirë të flas për këtë, por e kam bërë këtë punë”, ka thënë Putin në një sekuencë të filmit dokumentar “Historia e Re”, që është shfaqur në televizionin “Rusia 24”.