Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sonte e ftuar në emisionin Click Plus, tregoi për parregullsitë që janë bërë në Presidencën e Kosovës.
“Ato konsullata nuk janë hapur kurrë efektivisht dhe pastaj në vend se të presin pëlqim nga shteti pritës, ta zëmë në Shkup. Në vend se të pritet pëlqimi nga Shkupi është emëruar dikush në një konsullatë in-ekzistente ligjërisht”, deklaroi Vjosa Osmani në Click Plus.
