Në Kosovë Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes sistemit online ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat drejtuese të partisë. Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli. “Vendimi skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetëm një manipulim interneti e asgje më shumë” – ka shkruar Avdyli në Facebook. Vjosa Osmani është shkarkuar nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.
