Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për suksesin e radhës të filit “Zgjoi”, i cili është në listën e ngushtë në Oscar.
Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Sukses i jashtëzakonshëm!
“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.
Bravo! Me ju drejt majave!#Oscars2022
