Një ditë pas marrjes së U.D Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani shkoi për ta vizituar varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Osmani tha se ajo atje nuk ka shkuar me ceremoni zyrtare, duke shtuar se është ndjerë e ofenduar kur e kanë pyetur pse ka shkuar atje.
“Po më duket e tepërt ta sqaroj, pyetja duhet të bëhej nëse unë nuk do të shkoja të bëj një gjë të tillë. Pyetja në vetvete përmban një ofendim. Sipas Kushtetutës detyrat që i kryen një president i kryen edhe një ushtrues detyre, prandaj quhet ushtrues detyre, pra duhet t’i kryej detyrat e presidentit e jo vetëm të rrijë në kolltukun e tij. Unë atë ditë nuk kam bërë ceremoni, atë ditë nuk kam shkuar atje me rastin e marrjes së detyrës. Nuk e kam ndërmend të marrë leje nga askush për ta nderuar sot e përgjithmonë”, tha Vjosa Osmani në Click Plus.
