Vjosa Osmani nderohet me çmimin “m100 media award” në Gjermani

TË FUNDIT

Presidentja Vjosa Osmani e ka pranur sot (12 shtator) çmimin për media të njohur si “M100 Media Award” në Potsdam të Gjermanisë.

Asaj çmimin ia dha ish-ministri i Mbrojtjes në Gjermani gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rudolf Scharping.

“M100 Media Award” i është ndarë presidentes Osmani nga bordi këshilldhënës i “M100 Sanssouci Colloquium”, një konferencë kjo ndërkombëtare e gazetarëve që mbahet çdo vit në Postdam të Gjermanisë, nga viti 2005. Anëtar i Bordit është edhe Wolfgang Ischinger, ish emisar i BE-së për Kosovën në bisedimet post Ahtisaari mes Kosovës e Serbisë.

E njëjta mirënjohje iu jepet edhe kryetarit polak, Donald Tusk, mirëpo, ky për dallim nga presidentja, nuk pritet të jetë i pranishëm fizikisht në Postdam. Çmimin, por edhe fjalimin për të e mban ish-presidenti gjerman, Joackim Gauck