Vjosa Osmani kërkon përkrahjen e Pahor

TË FUNDIT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ku pas takimit në konferencë për media Osmani kërkoi përkrahjen e Pahor për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi vizave është vonuar për qytetarët e Kosovës dhe kjo e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian, andaj ky liberalizim duhet të ndodhë sa më parë”, tha Osmani.

Tutje, Presidentja e vendit i kërkoi Presidentit Pahor përkrahje për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Dua ta falënderoj Presidentin Pahor për mbështetjen e tij të fuqishme dhe i kërkoj edhe përkrahje të mëtejme të binden ato pak shtete të cilat mund te kenë hezitime sa i përket këtij procesi”, shtoi Osmani./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK