Hotelet në Vjenë i kanë ngritur çmimet për shkak të mbajtjes në këtë qytet të Këngës së Eurovizionit .
Çmimet janë rritur deri në 50 përqind. Shtretër të lirë nëpër hotele ka ende por çmimet janë rritur me më shumë se 50 përqind tregojnë hulumtimet që I ka publikuar e përditshmja vjeneze “Esterajh”.
Një dhomë në hotelin “25 Orë” më 23 maj kur është finalja e “Eurosong” kushton 300 euro derisa zakonisht është 180 euro.
Në motelin “One” në afërsi të Operës në periudhën 13 deri 20 maj një dhomë kushton 51 euro nata ndërkaq në mes të 21 dhe 23 majit deri në 72 euro.
Kur bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për shembull në hotelin “Sacher” të gjitha dhomat më të lira janë dhënë ndërkaq kanë mbetur vetëm apartamente që kushtojnë deri në 915 euro nata.
