Pas plot 1 orë pritejeje, nga të dyja sfidat e mbrëmjes së kësaj të mërkure ka ardhur goli i parë, me “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, që kanë arritur të tundin rrjetën e “Baskëve”, të Real Sociedad, duke nisur festën e tifozëve në “Parc des Princes”.
“Ylli” francez, Kylian Mbappe, i pamarkuar mirë në zonën e spanjollëve, kap në kohë një top të devijuar nga braziliani Marquinhos dhe me një goditje potente çon topin në rrjetën e Remiro, duke lumturuar teknikun, Luis Enrique. Rezultati shkon në 1 me 0.
