Vjen edhe gjesti i mrekullueshëm nga Porto

TË FUNDIT

Porto i’u ka bërë thirrje klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve që të dhurojnë nga 1 euro për çdo biletë të shitur me qëllimin për t’i ndimuar refugjatët e ardhur në Europë. Ditë më parë edhe klubet e famshme europiane si Bayern Munich dhe Celtic kanë shprehur haptas dëshirën e tyre për t’i ndihmuar refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Ndërsa, tani presidenti i Portos, Jorge Nuno Pinto e ka thirrur ‘familjen e futbollit’ që të bashkohet dhe t’i ndihmojë këta njerëz. Është e pamundur që t’i mbyllim sytë para refugjatëve. Porto i fton të gjitha klubet pjesëmarrëse që t’i ndihmojnë këta njerëz duke dhuruar 1 euro për çdo biletë të shitur, tha Pinto.