Vizitor nga Letonia

TË FUNDIT

Edgars Rinkevics, ministër i Punëve të Jashtme i Letonisë sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ministrin Edgars Rinkevics do ta presë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Pas këtij takimit do të mbahet një konferencë për media nga ministri Çollaku dhe ministri Rinkevics.

Gjithashtu, Ministrin e Jashtëm të Letonisë do ta presë në një takim edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./21MEDIA