Viti Ri Kinez në Kaliforni kthehet në tragjedi, disa viktima

TË FUNDIT

Disa viktima janë raportuar pas të shtënave gjatë festimeve të Vitit të Ri Kinez në Kaliforni.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Monterey Park ku aktualisht ndodhen oficerët e policisë dhe forcat zjarrëfikëse. Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur të shtunën pasdite për një festival dyditor, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në rajon.

Sipas LA Times, të shtënat ndodhën rreth orës 22:00 në një klub vallëzimi. Monterey Park është shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha aziatike në Los Angeles dhe shumë prej tyre ishin jashtë duke festuar Vitin e Ri.

Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar dhe dhënien e detajeve për ngjarjen por në raportet e radios policore thuhet se është një numër i lartë viktimash.

Më herët gjatë ditës së sotme, turmat kishin marrë pjesë në aktivitete të ndryshme argëtimi dhe për të festuar.

Viti i Ri hënor është festa më e rëndësishme vjetore në Kinë. Çdo vit emërtohet në bazë të 12 shenjave të zodiakut kinez. Ky vit quhet ndryshe “Viti i Lepurit”. Për tre vitet e fundit festimet kanë qenë pa shumë zhurmë, kjo prej pandemisë.