Viti i Ri 2021 arriti në Zelandë të Re dhe pjesën më të madhe të Australisë

TË FUNDIT

Të parët në botë Vitin e Ri 2021 e pritën banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati, të cilat janë zonat më të para kohore.

Samoa dhe Kiribati janë të mbyllura për turistë, ndërsa në mesnatë nuk pati as fishekzjarre, duke pasur parasysh se ekziston shqetësim i madh për shkak të rritje të nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Të tjerët në radhë që e përcollën vitin 2020 ishin banorët e Zelandës së Re, të cilët e bënë atë me fishekzjarre tradicionale, që edhe kësaj radhe më mbresëlënës ishte në Oukllend. Zelanda e Re feston në mënyrë të zakonshme, sepse vendi u përball me koronavirusin, kështu që njerëzit janë më të relaksuar dhe kanë leje nga autoritetet të grupohen.

Viti i Ri 2021 arriti edhe në pjesën më të madhe të Australisë, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve e pritën në shtëpitë e tyre, thekson Sandej morning herald. Gazeta theksoi se ishin organizuar edhe fishekzjarre më të vogla.

Viti i Ri u festua në Sidnei, Melburn, Kanberrë, përderisa në Kuinsllend dhe pjesët veriore të Australisë do të vijë gjysmë ore apo një orë më vonë.