Tradicionalisht, fishekzjarrët e para spektakolare ndriçuan qiellin e Zelandës së Re, në mesditë sipas zonës kohore në Maqedoni, por të parët që e festuan ishin vendet oqeanike. Kjo ndodhi në orën 11, kur banorët e Samoas, Tongas dhe ishullit të Krishtlindjeve hynë në vitin 2022.
Pas Zelandës së Re, edhe Australia e priti vitin e ri. Për shkak të pandemisë, këtë herë nuk ishin lëshuar fishekzjarrë në Oklend, por ishte organizuar vetëm një shou me drita.
Meqë ka 39 zona të ndryshme kohore, të gjithë planetit i nevojiten 26 orë për të hyrë në vitin e ri, prej tyre, vendi i fundit që do ta presë Vitin e Ri është Samoa e Amerikës./TV21
