Dy studentë të cilët janë kthyer nga Britania e Madhe në Hong-Kong, duket se janë infektuar me llojin e ri të koronavirusit, të zbuluar në vendin ishullor, kumtuan sot autoritetet shëndetësore në Hong-Kong.
Sipas Repartit për Sëmundje Ngjitëse në Qendrën për Mbrojtje Shëndetësore në Hong-Kong, në laboratorin me renditjen gjenetike të dy infeksioneve të importuara është zbuluar se përputhen me llojin e ri të koronavirusit për të cilin autoritetet britanike paralajmërojnë se po përhapet në Londër dhe Anglinë juglindore.
Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se janë identifikuar 53 raste të reja të Kovid-19 në Hong-Kong, i cili lufton me valën e katërt të pandemisë nga mesi i nëntorit.
Autoritetet lokale gjithashtu informuan se një grua ka ikur nga karantina dhe policia është në kërkim të saj./MIA
