Viniciusit i bëhet ofertë me pagë prej 200 milionë euro në vit

TË FUNDIT

Ylli brazilian Vinicius Junior ka pranuar ofertë të “çmendur” nga Arabia Saudite, ka njoftuar Diario AS.

Sulmuesit të Real Madridit i është bërë ofertë për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 200 milionë euro neto.

Ndërkohë Real Madridit për të liruar Viniciusin i është bërë oferta prej 300 milionë euro. 

Klubi madrilen ka  kthyer përgjigje se klauzola për lirimin e Viniciusit është 1 miliard euro.

Emri i klubit arab nuk është bërë i ditur nga mediumi spanjoll.