Vidhen 22 mijë dollarë kriptovaluta në Prishtinë

TË FUNDIT

Një burrë në Prishtinë raportoi në polikci se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Polica po merret me zbardhjen e rastit, për të cilin është njoftuar edhe prokuroria,

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.