1 deri në 2 orë, qytetarët e Shkupit po presin para Poliklinikës “Bukuresht” për të marrë vaksininën anticovid, raporton nga terreni ekipi i TV21. Qytetarët që në orët e hershme të mëngjesit kanë vërshuar pikat e vaksinimit.
Rritja e përnjëhershme e rasteve të reja me koronavirus dhe masat e reja të Qeverisë për vaksinë të detyrueshme për hyrje në objekte hotelierike dhe disa objekte të tjera ka bërë që të rritet numri i qytetarëve që duan të marrin vaksinën anticovid.
Ministria e Shëndetësisë dje informoi se do të hapen edhe 4 pika shtesë për vaksinim, edhe atë në Poliklinikën “Bit pazar”, Draçevë, Hasanbeg dhe Gjorçe Petrov.
