Kush kë e ndihmon me ligje, u bë mollë sherri në emisionin Click Plus mes sekretarit të ASH-së, Arben Taravari dhe deputetit të BDI-së, Arben Zyberi.
Taravari ka deklaruar se shpesh herë si parti e kanë ndihmuar shumicën në miratimin e ligjeve, ndërkaq nga BDI edhe kur është kërkuar ndihmë, nuk u është dhënë e njëjta.
“Për ligjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, gjithmonë kemi qenë aty. I kemi përkrahur, bile, bile edhe u kemi besuar. Më konkretisht për Ligjin për regjistrim, dhe tash e shihni, del problem me metodologjinë”, tha Taravari.
Dhe pas kësaj deklarate, ka arritur reagimi i deputetit të BDI-së, Arben Zyberi. Ai nëpërmjet një mesazhi ka mohuar ndihmën e ASH-së ndaj shumicës.
“Grupi parlamentar i Aleancës asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në mbledhje. Asnjëherë nuk e kanë formuar kuorumin. Kurrë nuk kanë hyrë në sallë, përveç për regjistrimit. Asnjëherë nuk kanë hyrë në sallë. Njëjtë sikur një parti kur vepron me VMRO-në”, ka thënë Zyberi.
