Deri te redaksia e TV21, banorët e lagjes “Boris Kidriç” në Tetovë janë ankuar, se para banesës numër 98, është hedhur spërkatës nga një person, pa dijeninë e tyre.
“Në ndërtesë jetojnë mbi 300 persona, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Nuk është ngjyrë apo diçka e tillë, pasi menjëherë pasi kemi parë filmimet e kamerës së sigurimit, e kemi dezinfektuar vendin dhe nuk ishte ngjyrë”, tha një banor.
Megjithatë, ata kërkojnë më shumë informacione nga policia. Ndërkaq, zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi i tha TV21 se janë duke vepruar ndaj rastit.
“Mbrëmjen e djeshme, 11 mars 2021 në orësn 21:55, personi S.P.(37) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 19:00 është parë një person i panjohur duke spërkatur para një ndërtese të banimit në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Pasi e ka vërejtur këtë gjë një person banues në këtë ndërtesë, personi që ka qenë duke spërkatur, ka ikur me shpejtësi”, e sqaronë rastin nga SPB Tetovë.
Shtojnë se po merren masat për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rastit./TV21
