Skuadra e F.C. Shkupit që militon në ligën e parë të vendit dhe që ka siguruar pjesmarrje në Liga Evropë ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para ndeshjes me Pjunikun armen. “Bardh e kaltërve”, nga Çairi u është bashkangjitur ish mbrojtësi i tyre, shumë i dashur për publikun, Mevlan Adili i cili së fundmi ishte pjes e Zhalgirisit të Lituanisë, me të cilin kontratën e ndërpreu dit më parë.
E në fjalët e tija të para Adili tha se ka pasur oferta por ka vendosur të firmosë për klubin e zemrës.
“Kisha oferta të ndryshmë nga shumë klube jashtë vendit, por kësaj radhe vendosa të jap firmën time në klubin e zemrës, aty ku kam filluar gjithçka. Jam i bindur në projektin që më kanë shpalosur nga kryesia dhe do të kërkojmë shansin ton të dëshmohemi edhe në arenën ndërkombëtare. Uroj të kemi sezon të mbarë dhe të kënaqim ata për të cilët edhe luajmë futboll, “Shvercerat”, ka thënë Adili.
E përveç Adilit, Shkupi ka prezantuar edhe tre lojtarë të tjerë nga Senegali. Njëri prej tyre luan si sulmues, dy të tjerët si mesfushor.
