VIDEO/ "Shkupi" forcon sulmin, huazon sulmuesin e "Çelikut"

TË FUNDIT

F.C. Shkupi, skuadra e udhëhequr nga tekniku Umit Karan, në radhët e veta ka arritur ta sjellë një sulmuesi të ri. Është fjala për sulmuesin boshnjak, Marin Jurina, i cili në radhët e FC Shkupit, vjen nga radhët e skuadrës së Çelikut nga BeH.

Sipas mediave boshnjake, Jurina, në 6 muajt e ardhshëm do të vesh fanellën e FC Shkupit, në formë të huazimit. 25 vjeçari vjen në radhët e FC Shkupit me insistim të trajnerit Umit Karan, i cili një kohë të shkurtër ishte pjesë e kësaj skuadre.

Jurina sezonin e kaluar zhvilloi 23 ndeshje për skuadrën e Çelikut, duke shënuar edhe 2 gola. Më parë ka veshur edhe fanellën e Hajdukut, Zrinjskit, Zadarit, Koperit dhe Krshkos.