Mbretëresha e bukurisë Pushpika De Silva fitoi titullin “Miss Sri Lanka”, por shumë shpejt kurora u mor pas një grindje në skenë.
Fituesja e vitit të kaluar, Caroline Jurie u ngjit në skenë te De Silva dhe ia hoqi kurorën, duke akuzuar fituesen se ishte divorcuar, gjë që është kundër rregullave të konkurrencës.
Çmimi tani i është kthyer De Silva, pasi organizatorët e konkursit konfirmuan se ajo nuk është e divorcuar, transmeton tv21.tv.
Organizatorët i kanë kërkuar falje fitueses, e cili thotë se ajo është ndarë nga burri i saj, por jo e divorcuar.
Miss De Silva tha se ajo planifikon të marrë masa ligjore për mënyrën “e paarsyeshme dhe fyese” me të cilën u trajtua./21Media
