Sokol Cikalleshi e fillon me gol sezonin e ri në elitën e futbollit turk. Sulmuesi i kombëtares po kalon një formë të mirë sportive.
Në sfidat miqësore me Konyaspor gjeti golin në dy raste, teksa sot i ka dhuruar tre pikë fantastike ekipit të tij.
Konyaspor triumfoi 0-1 në fushën e Sivasspor, duke e nisur kampionatin me fitore, falë golit të lojtarit nga Kavaja në minutën e 88-të.
31-vjeçari përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase, mori topin, marshoi drejt portës kundërshtare, dribloi portierin e Sivassspor dhe e dërgoi atë në rrjetë. /abcnews/
