Pas 33 vjetësh, Schalke 04 do të luajë në Bundesliga II teksa humbja me Arminia Bielefeld zyrtarizoi matematikisht rënien e klubit një kategori më poshtë. Humbja e djeshme nga Bilefeld me rezultat 1-0 shkaktoi revoltë të madhe tek tifozët të cilët edhe i kanë sulmuar futbollistët.
Sipas komunikatës së Schalkes, thuhet se disa tifozë kanë kaluar limitin me veprimet e tyre duke theksuar se klubi nuk do të pranojë asnjëherë që integriteti fizik i futbollistëve të vihet në rrezik.
Schalke fans hunting their players after relegation.#Schalke #DeutschlandHooligans pic.twitter.com/TXxWNpPRee
— CowdenbeathHooligan (@CowdenbeathH) April 21, 2021
