VIDEO/ Rruga Zajaz-Kërçovë e pa pastruar

TË FUNDIT

Rruga Zajaz – Kërçovë është vështirë e kalueshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Vetura vështirë qarkullojnë, ndërkaq edhe pse reshjet nuk ndalen, autoritet në terren janë parë shumë vonë.

Në ora 11 ekipet e pastrimit me automjete kanë filluar pastrimin, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, fshatrat e Zajazit janë përballur edhe me mungesë të energjisë elektike.

Ndërprerje të furnizimit me energji ka pasur që nga ora 4 e mëngjesit deri në ora 10.