VIDEO/ Ronaldo spektakular, një pjesë mjaftoi për të gjetur golin e parë

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo është i njëjti. Ylli i Portugalisë debutoi sot me Manchester United në ndeshjen e javës së katërt ndaj Newcastle dhe e bëri këtë me gol, duke përmbyllur debutimin perfekt.

Sulmuesi ka treguar për të disatën herë se mosha është thjesht një numër dhe mund të krijojë ende diferencën në arenën e madhe të futbollit.

Në minutën e parë shtesë, portugezi ka kthyer në rrjetë një top të pritur nga portieri, pas goditjes së një prej shokëve të tij te Manchester United.