Janë publikuar pamjet e kamerava të sigurisë nga plagosja me armë në Kumanovë, njofton TV21
Nga pamjet mësohet se personi që shtiu me armë dhe që iku nga vendi i ngjarjes, këtë e ka bërë për vetëm 6 sekonda.
Kujtojmë se nga kjo ngjarje është plagosur mjeku Zekirija Shahini, i cili tani gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe gjendet për trajtim mjekësor në Klinikën për kirurgji plastike, pasi është plagosur në krahun e majtë dhe të djathtë.
Nga ana tjetër, ekspertiza fillestare thotë se drejt Shahinit është shtënë me 8 plumba, pasi janë gjetur 8 gëzhoja plumbash të kalibrit 9mm.