Vjosa Osmani-Sadriu edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes është mbajtur në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post./21Media