VIDEO/Në pikun e pandemisë, autobusët e Shkupit të stërmbushur me udhëtarë!

TË FUNDIT

Ограничувања за гости и забранети собирања, а во автобусите гужви и без дистанцаKufizim i mysafirëve dhe ndalesë e tubimeve, kurse në autobusë tollovi dhe pa distancë

Gepostet von TV21 am Dienstag, 13. Oktober 2020

TV21 gjatë fundjavës alarmoi për tollovinë që krijohet në autobusët e transportit publik, por gjendja është rënduar edhe më shumë.

Të moshuar që shkojnë për kontrolle në Qendrën Klinike, të rinj që udhëtojnë për në punë, të gjithë udhëtojnë së bashku në autobusë të stërmbushur.

Pa distancë dhe pa ndonjë mjet ventilimi, udhëtarët në autobusë hyjnë dhe dalin nga e njëjta derë.

Gjendja e tillë shihet edhe në autobusë të Ndërmarrjes së Transportit Publik, por përparësia në këto autobusë është se shumica prej tyre kanë dy dyer për hyrje dhe dalje. Megjithatë.

Udhëtarët të revoltuar: “Duan të na e kufizojnë numrin e mysafirëve, kurse në autobusë asnjë kontroll”.

Një tjetër udhëtare na këshillon, “Shkoni dhe shikoni se si autobusët e NTP-së qëndrojnë në parkuar në parking”.

Ditë më parë i pari i Shkupit, Petre Shilegov tha se autobusët funksionojnë me kapacitet prej 75 përqind të udhëtarëve, por nga pamjet në terren kjo përqindje është e dyfishuar.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se fillimisht pret që të miratohen pakoja e masave restriktive, të cilat duhet të miratohen sot, dhe më pas do të vendos për masa shtesë në transportin publik të Shkupi.