(VIDEO) MPB me detaje për vrasjen e mbrëmshme në Shkup

TË FUNDIT

Më 12.05.2021, rreth orës 21:35 në SPB Shkup ishte lajmëruar se në një parking në Çair, ku ka qenë e parkuar makina “Golf” me targa të Shkupit, i cili ka qenë shoferi L.P 24 vjeç nga Shkupi dhe pasagjeri K.I (43) nga Shkupi, disa persona me armë kanë gjuajtur në drejtim të makinës.

K.I mbetet i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa L.P është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, me çka është konstatuar se ka marrë lëndime të rënda.

Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet hetuese nga SPB Shkup dhe Prokurori publik, me urdhër të të cilët trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa makina u konfiskua dhe u dërgua në Stacionin policorë në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme.