Florain Marku mbetet kampion në IBF në peshat e lehta në boks, përcjell TV21. Ai arriti të mposht sonte britanikun Chris Jenkins.
I kanë mjaftuar vetë katër raunde që Florian Marku ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës në kategoritë e lehta IBF.
Që nga raundi i parë Marku u tregua më këmbëngulës, por që edhe rivali i tij ishte në formë të lartë duke dhënë disa goditje të forta drejtë Markut.
Në raundin e katërt erdhi lufta e ashpër e Markut që ia doli ta nokautoj boksierin britanik.
Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim, ndërsa nuk ka asnjë humbje.
Momentin kur Marku e gjunjëzoi Jenkinsin në “Utilita Arena” në Newcastle, mund ta shikoni në videon e mëposhtme:
JUST LIKE THAT! 💥@FlorianMarku92 stops Chris Jenkins in the fourth!#MarshallHermans | TONIGHT | Utilita Arena | @SkySportsBoxing pic.twitter.com/gwMCmHvjin
— BOXXER (@boxxer) April 2, 2022
