VIDEO/ Moment i papritur në Pallatin Presidencial – Tinubu humb ekuilibrin para Erdoganit

TË FUNDIT

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka pësuar një incident gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi. Gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Tinubu humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e personave të pranishëm, presidenti nigerian u ngrit shpejt në këmbë dhe, sipas informacioneve zyrtare, nuk ka pësuar lëndime.

Pavarësisht incidentit të papritur, programi i vizitës vazhdoi sipas agjendës, pas një vonese të shkurtër.