Javë më parë është bërë e ditur se Milot Rashica dhe Belkiz Kera, janë në pritje të fëmijës së dytë.
Futbollisti i njohur i Kosovës dhe bashkëshortja e tij tashmë i kanë konfirmuar lajmet se do të bëhen edhe me një fëmijë tjetër.
Miloti dhe Belkiz janë prindër të një djali njëvjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian.
