Lide Lide e cila u bë e njohur nga komentet e shumta që i dërgon ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka realizuar dëshirën e saj.
Për rastin e saj Filipçe u pyet gjatë intervistës së tij në TV21, dhe ai premtoi se do ta takojë për të pirë kafe bashkë.
Dhe ministri e mbajti premtimin, e takoi Lide Liden e mediave sociale.
Kurse Lide Lide publikoi fotografi me mbishkrimin, “Më në fund e takova”.

