VIDEO/ Ibrahimi për TV21 tregon detaje për bisedimet Zaev – Gashi

TË FUNDIT

Për TV21, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa ka folur edhe për bisedimet që zhvillohen mes liderit të partisë, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Konkretisht për dje, ka konfirmuar se Gashi dhe Zaev kanë biseduar dhe se janë marrë vesh që të takohen ditëve në vijim.

“Kryetari Gashi ka takime të vazhdueshme me thuajse të gjithë liderët politikë të vendit dhe nuk është lajm i veçantë se a do ta takojë kryeministrin apo jo për shkak se ajo është në kuadër të takimeve që i bënë në vazhdimësi me liderët politikë. Sa jam i informuar unë, ai ka pasur dje një bisedë telefonike me kryeministrin në dorëheqje dhe e kanë lënë që të shihen ditëve në vijim pa e spjeguar se në çfarë dite dhe për çfarë arsye”, tha Ibrahimi.

Paraprakisht ai deklaroi se Alternativa është parti opozitare e vazhdon të mbetet e tillë dhe se nuk ka ftesë e interes që të bëhet pjesë e Qeverisë.

Ndërkaq deputeti Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus në TV21 tha se “tashmë është publike se Alternativa është duke realizuar konsultime për koalicionim“, gjegjësisht se “pret në derë për t’u bërë pjesë e Qeverisë“./TV21